8.5 C
Tirana
Monday, November 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi më “rebel” se COVID këtë sezon, mjekët: Mos neglizhoni temperaturën, kujdes...

Gripi më “rebel” se COVID këtë sezon, mjekët: Mos neglizhoni temperaturën, kujdes me mjekimin

Rreth 30 vizita për çdo mjek familje dhe për çdo mjek pediatër në qendrat shëndetësore dhe rreth 300 vizita në urgjencën e Pediatrisë në QSUT është ngarkesa që po hasin këto ditë mjekët në Tiranë.

Java e parë e janarit shënoi rritje të vizitave ambulatore në të gjithë sistemin shëndëtësor publik për shkak të vërshimit të infeksioneve respiratore dhe gripit.

Ekspertët e Institutit të shëndetit Publik sqarojnë se klinikisht gripi këtë dimër cilësohet “më rebel” se COVID për shkak të temperatures së lartë dhe të zgjatur në disa ditë.

Mjekët apelojnë vaksinimin si ndaj gripit ashtu edhe ndaj covid sepse jemi ende në kohë për të dyja vaksinat.

Intensiteti i infeksioneve respiratore dhe gripit parashikohet të shkojë në rreth 18 mijë raportime në javë në fillim të muajit shkurt, muaj ky që tradicionalisht  e fut Shqipërinë në hartën e vendeve me qarkullim të lartë të gripit.

LEXO EDHEEkspertët të shqetësuar për variantin e ri të Covid-19/ Ç’pritet këtë vit dhe pse duhet të keni “TeleShëndet”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat