14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGripi i syrit/ Mjekët: Janë shtuar rastet, mund të çojë në verbim

Gripi i syrit/ Mjekët: Janë shtuar rastet, mund të çojë në verbim

Gripi i syrit po përhapet me shpejtësi tek qytetarët në Tiranë.

Çdo ditë në qendra shëndetësore, një mjek okulist viziton të paktën 5 pacientë që rezultojnë të prekur nga ky virus dhe këtë situatë ata e cilësojnë alarmante, për shkak të dëmeve që shkakton ky virus në shikimin e pacientit.

Mjekja okuliste në qendrën shëndetësore 8 në Tiranë, Rezarta Shkurti thotë se ky grip ka prekur të gjithë grupmoshat. Koha e gjatë që i duhet pacientit për t’u shëruar është një nga disavantazhet e këtij infeksioni në sy.

Gripi i syrit është i ngjashëm me një infeksion nga faktorë të tjerë bakteriale dhe kjo shpesh i bën pacientët neglizhentë për t’u paraqitur tek mjeku okulist. Por mjekët thonë se mostrajtimi në kohë mund të bëhet shkak për dëmtime serioze deri në humbje shikimi.

Kontrolli periodik te mjeku okulist është shumë i rëndësishëm për parandalimin e çdo problemi të mundshëm me shikimin tuaj.

Për këtë arsye, kompania më e madhe e sigurimeve SIGAL UNIQA, përmes shërbimit “TeleShëndet“, mundëson “Kartën e Kujdesit Shëndetësor”, e cila mes shumë shërbimeve, analizave dhe ekzaminimeve përfshin edhe kontrollin tek një nga okulistët më të mirë në Shqipëri.

Përveç se në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj, ky shërbim mund të blihet edhe online në www.sigal.com.al 

Kushton më shumë të jesh i pasiguruar! 

Nëse ju nevojiten më shumë informacione, shkruani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

LEXO EDHE: “Xprimm”: SIGAL UNIQA dhe SIGAL LIFE UNIQA, dy kompanitë më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat