Kurba e infeksioneve respiratore ka filluar ngjitjen, shkruan Top-Channel.
Në javën e parë të vitit 2025 janë raportuar mbi 11 mijë raste me infeksione respiratore të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes.
Por ndërkohe kjo shifër është edhe me madhe pasi shumë nga qytetaret nuk shkojnë tek mjeku dhe nuk hyjnë ne shifrat e raportimeve.
Në Institutin e shëndetit Publik thonë se ndonëse në disa vende të Europës ka rritje të numrit të personave të prekur nga gripi, në vendi tonë nuk predominon gripi.
Nga te dhënat e Institutit të shëndetit publik raportohet se krahas virozëve të shumta në vend qarkullon virusi i gripit i ai i sarscov dhe Virusi respirator sinsicila.
Predominon Virusi respiratorë sinicial i cili shkakton jo vetëm temperature të lartë por prek mushkëritë duke shkaktuar bronkolite deri në penumoni të renda.
LEXO EDHE: Pse të shqetësosh komshiun apo mikun kur e ke mjekun 24 orë me vete?