Autoritetet greke kanë lejuar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionëve dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet doganës së Kapshticës.
Rruga e bllokuar në vendin fqinj tashmë është e hapur dhe mund të kalojnë lirisht të gjitha mjetet.
Prej orës 17 të së dielës Policia Greke nuk lejon kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë nëpërmjet pikës së kalimit të Kapshticës drejt Grewisë.
E gjitha kjo sipas autoriteteve greke ka ardhur për shkak të kushteve shumë të vështira atmosferike dhe punës që po bëhet për normalizimin e situatës në akset e vendit fqinj.