20.5 C
Tirana
Tuesday, July 1, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGreqia dhe Turqia, dy alarme të vazhdueshme për veshët tanë

Greqia dhe Turqia, dy alarme të vazhdueshme për veshët tanë

Lëvizjet e fuqishme sizmike në këto dy vende ndikojnë drejtpërdrejt edhe në rajonin tonë, pasi valët sizmike shpesh përhapen përtej kufijve.

Për më tepër, Shqipëria ndodhet në një zonë ku takohen disa fasha aktive tërmetesh, ndaj çdo aktivitet i shtuar në Greqi apo Turqi është sinjal që vendi ynë duhet të qëndrojë në gatishmëri, veçanërisht për sistemin e emergjencave dhe strukturat që monitorojnë rrezikun natyror.

Greqia dhe Turqia janë ndër dy vendet sizmike me aktivitetin më të lartë në Evropë.

422 lëkundje sizmike ka regjistruar Greqia përgjatë këtij viti, 6 mbi magnitudën 4.0, 1 mbi magnitudën 5.0, konkretisht i regjistruar më 27 maj.

12310 lëkundje sizmike ka regjistruar Turqia gjatë vitit 2025, 63 raste mbi magnitudën 4.0, 7 raste të tërmeteve me magnitudë mbi 5.0.

Më 23 prill u regjistrua tërmet me magnitudën 6.2 ballë të shkallës Rihter në Turqinë Perëndimore dhe 5.8 ballë të shkallës Rihter më 2 qershor në zonën e Dodekanezit.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat