Duke nisur nga viti 2025, në Greqi do të jetë e detyrueshme që të gjitha automjetet, përveç atyre që i përkasin institucioneve publike, të sigurohen nga zjarret dhe përmbytjet.
Sipas asaj që përcaktohet në ligj, sigurimi i mjetit do të bazohet në vlerën aktuale tregtare të mjetit dhe hyn në fuqi që në momentin e targimit të tij.
Madje, edhe nëse automjeti nuk lëviz, pra qëndron i parkuar, e ka detyrim sigurimin në fjalë.
“Detyrimi i sigurimit ekziston në vazhdimësi nga dhënia e patentës dhe e targave, pa u varur nga lëvizja apo funksionimi aktual i mjetit”, thuhet ndër të tjera në ligj.
Në të njëjtën kohë, për ata që nuk janë të siguruar, përjashtohen edhe nga çdo grant i ndihmës shtetërore nëse automjeti i tyre dëmtohet nga këto fatkeqësi natyrore.
LEXO EDHE: KASKO, siguri maksimale për makinën, pavarësisht kushteve atmosferike
Duke parë shtimin e fatkeqësive natyrore, të shoqëruara me miliarda euro dëme, Greqia ka ndërmarrë një sërë politika jo vetëm për uljen e taksës së sigurimit por dhe detyrimin e Sigurimit të Shtëpisë apo Biznesit.
LEXO EDHE: Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore