Policia greke në pikën kufitare të Kapshticës po punon me vetëm 2 sportele.
Kjo ka shkaktuar radhë të gjata të emigrantëve shqiptarë që kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë por edhe atyre shqiptarëve të cilët shkojnë për të pushuar në Greqi.
Burime nga policia e kufirit e migracionit bëjnë me dije se dogana e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës po punon me 6 sportele, 3 në hyrje e 3 në dalje, ndërsa ata grekë me dy në hyrje e një në dalje.
Kjo ka bërë që ata të cilët duan të kalojnë drejt shtetit grek të presim në radhë në tokën neutrale për më tepër se një orë.
LEXO EDHE: “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL UNIQA