11.5 C
Tirana
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjysëm milioni shqiptarë të rrezikuar çdo vit nga përmbytjet, sigurimi i riskut...

Gjysëm milioni shqiptarë të rrezikuar çdo vit nga përmbytjet, sigurimi i riskut të përmbytjeve si domosdoshmëri kombëtare

Shqipëria duket se nuk e ka luksin të mburret me “bekimin natyror” të treqind ditëve me diell në vit, nëse frytet e këtyre 300 ditëve rrezikohen nga mungesa e ndjeshmërisë dhe vigjilencës ndaj rreziqeve që ndryshimet klimatike mbartin.

Realiteti po na tregon se ky “bekim” nuk mjafton, nëse paralelisht nuk ndërtojmë kulturë mbrojtjeje, parandalimi dhe veçanërisht të sigurimit të dëmeve financiare që këto fenomene sjellin.

Sot, Lezha dhe Durrësi, janë gdhirë nën ujë. Veçanërisht Ultësira Perëndimore, sipas njoftimeve zyrtare të Institutit të Gjeoshkencës, do të jetë me frymën pezull.

Ashtu si tërmeti, që vetëm gjashtë vjet më parë shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme financiare mbi 1 miliard euro, edhe përmbytjet janë një rrezik real dhe i vazhdueshëm, të cilat nga nëntori deri në prill, pothuajse çdo vit, veçanërisht për Ultësirën Perëndimore, pulsojnë rrezik konkret: financiar dhe në jetë njerëzish.

Studimet e hershme dëshmojnë se jeta e gjysmë milioni shqiptarëve dhe 1/3 e ekonomisë së vendit mund të preket nga pasojat e përmbytjeve.

Këto janë shifra që nuk mund t’i shpërfillim. Përmbytjet nuk janë thjesht një lajm i keq sezonal, por një kërcënim që kërkon përgjegjësi dhe veprim nga secili: individë, familje, biznese, shoqëri dhe struktura shtetërore.

0.04% si sigurim shtesë mbi sigurimin e banesës/pronës, dhe për 4 euro mund të sigurosh çdo 10 mijë euro dëme materiale nga përmbytjet.

SIGAL.com.al e ofron prej kohësh këtë sigurim dhe sipas raportit zyrtar të AMF për 11 muajt e parë të vitit ka paguar 39.7% të totalit të dëmeve në pronë që ka paguar i gjithë tregu i sigurimeve, mbi 2 milionë euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat