8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjykata rrëzon marrëveshjen/ Vendimi: Refugjatët e Gjadrit kthehen në Itali

Gjykata rrëzon marrëveshjen/ Vendimi: Refugjatët e Gjadrit kthehen në Itali

Një gjykatë italiane vendosi që refugjatët e dërguar në kampin e Shëngjinit në Shqipëri, duhet të kthehen menjëherë në Itali, edhe pse kërkesa e tyre për azil në vendin fqinj është refuzuar.

 

Sipas mediave italiane, vendimi ishte e pritur, pasi kështu parashikohet në vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, marrë më 4 tetor, para nisjes së funksionimit të qendrave të pritjes në Shqipëri, nën juridiksionin italian.

 

Sipas marrëveshjes Rama-Meloni, në vendin tonë do të dërgohen azilkërkues meshkuj, pa familje, dhe nëse kërkesa e tyre për azil do të refuzohet, do të kthehen në vendin e origjinës; nëse u pranohet, do të dërgohen në Itali.

 

Por Gjykata vendosi që ata të kthehen në Itali, ku do të kenë 14 ditë kohë për të apeluar vendimin, duke mos lejuar që ata të presin vendimin e dytë nga kampi i Gjadrit.

 

Praktikisht, vendimi i gjykatës e bën të pavlefshme marrëveshjen Rama-Meloni, pasi të gjithë azilkërkuesit do të duhet të presin vendimin për ta në territorin italian dhe jo në Shqipëri.

 

Dhe qendrat e ndërtuara këtu, sipas “La Repubblica”, mund të mbesin bosh që sonte.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat