Gjermania ka mbyllur zyrtarisht pandeminë e COVID-19. Kështu deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
“Pandemia e COVID-19 ka mbaruar në Gjermani”, tha të mërkurën ministri, duke shtuar se ai doli në këto konkluzione bazuar në një vlerësim të varianteve të virusit, normave të vaksinimit dhe rasteve spitalore.
“Ne e tejkaluam me sukses pandeminë në Gjermani dhe me një ekuilibër të mirë”, tha Lauterbach, i cili është një epidemiolog. Ministri tha se strategjia gjermane në tërësi ka pasur sukses dhe se sfidat e pandemisë janë tejkaluar. Mirëpo, siç vlerësoi ai, ka disa gjëra që, duke u kthyer pas, është dashur të bëheshin ndryshe, siç ishte mbyllja e shkollave për një kohë më të gjatë se e nevojshmja.
Pandemia globale e Covid-19 mori shumë jetë njerëzish në mbarë botën. Ajo nuk la pasoja vetëm në shëndetin e popullatës, por goditet thellë ekonomitë e shumë familjeve, sidomos ato me të ardhura të ulëta.