5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjeografia e investimeve të huaja/ Forcohet afrimi i kapitalit nga Europa Lindore

Gjeografia e investimeve të huaja/ Forcohet afrimi i kapitalit nga Europa Lindore

Partnerët e huaj që investojnë në Shqipëri, po vijnë gjithmonë e më shpesh nga shtete që më herët nuk janë shquar për marrëdhënie të forta ekonomike me vendin tonë.

Tradicionalisht, fqinjët e Italisë dhe Greqisë, kanë qenë investitorët kryesorë në vend, falë afërsisë gjeografike dhe mundësive që krijonte një ekonomi e prapambetur.

Më pas, me afrimin e projekteve madhore si TAP dhe Devoll, për arsye teknike, kapitali kryesor i Investimeve të Huaja Direkte u zhvendos drejt Zvicrës, vendit ka selinë shoqëria TAP AG, drejt Holandës ku është i fokusuar kapitali i norvegjezëve të Statkraft, si dhe drejt Kanadasë, ku është e regjistruar kompania Bankers Petroleum, sot në pronësi kineze.

Prej vitesh tanimë vihet re një tjetër trend, ai i afrimit të kapitalit nga Lindja. Që prej fillimit të vitit 2018, origjina kryesore e parave që investohen në vend, ka ardhur nga vende si Bullgaria, Turqia dhe së fundmi Hungaria, që me blerjet e fundit në tregun bankar dhe atë të telekomunikacionit, pritet të kthehet në një nga liderët e investimeve të huaja.

 

Kjo zhvendosje gjeografike është mundësuar edhe falë strategjisë së ndjekur nga kompanitë greke, për t’u tërhequr nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Vetëm në 3 vite, stoku i investimeve të huaja nga Greqia, ka pësuar rënie me thuajse 1 miliard euro.

Një indikator që bie në sy ndërkohë, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, është prezenca e ulët e investimeve nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por për këtë të fundit, pritshmëritë janë të larta, pasuar nga lajmet për afrimin e kompanive si Bechtel apo gjigandit Exxon Mobil. /A2CNN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat