19.5 C
Tirana
Sunday, April 20, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeGjendje emergjence në Hawaii, flakët përpijnë ishullin e famshëm

Gjendje emergjence në Hawaii, flakët përpijnë ishullin e famshëm

Të paktën 36 persona kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë ishujt Hawai nw SHBA.

Zjarret filluan të martën mbrëma pasi erërat e fuqishme nga Uragani “Dora” u dhanë fuqi flakëve në ishujt Hawai të Maui dhe Big Island.

Situata në Maui,është përkeqësuar kutë paktën 36 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 270 ndërtesa janë shkatërruar sipas zyrtarëve. .Qyteti historik i Lahaina, një zonë e famshme turistike në Maui, ka pësuar dëme të mëdha.

Zyrtarët thonë se ekipet po punojnë sa më shumë për të shuar zjarret dhe për të shpëtuar ata që janë në rrezik. Shkalla e dëmit nuk dihet ende dhe nënkryetarja e e Hawait, Sylvia Luke thotë se mund të duhen muaj që të arrihet një vlerësim total i dëmit të shkaktuar nga flakët.

Gjithashtu, mijëra turistë dhe banorë janë evakuuar në strehimore të improvizuara Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dërguar ngushëllimet e tij më të thella për familjet që humbën të dashurit në zjarret që kapluan ishujt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat