Një i ri është gjetur i vdekur brenda automjetit të tij në Tiranë.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, 24-vjeçari me iniciale J.C., 24 vjeç, u gjet ditën e djeshme në mjetin e tij në rrugën “Muhamet Gjollesha”, i pajetë, pa shenja dhune.
Policia thotë se nga veprimet e kryera dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak, teksa ka referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.