Çdo vit festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.
Ajo ishte shkollë me karakter kombëtar e laik ku të gjitha mësimet jepeshin në gjuhën shqipe.
Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare, si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj.
Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Duke kujtuar Ditën e Mësuesit nuk mund të lëmë në heshtje e të mos nderojmë edhe rolin e kontributin e mësuesve të palodhur dhe prindërve të urtë shqiptarë që me vet kontribut mbajnë hapur shkollat shqipe në çdo cep të botës me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare tek brezat e rinj, edhe pse larg atdheut.
GËZUAR 7 MARSIN!
Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit, ata që i dhanë dhe i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit.
LEXO EDHE: Një dhuratë ndryshe për këtë 7-8 Mars