Assicurazioni Generali SpA po kërkon të shesë njësitë e saj në Turqi dhe Filipine, sipas “Bloomberg“.
Siguruesi italian ka nisur procedura të veçanta për të shitur filialet e tij në Stamboll, “Generali Sigorta AS” dhe “Generali Life Assurance Philippines”, thanë të njëjtat burime.
Bisedimet përfshijnë një duzinë kërkuesish në secilin proces, thanë ata, duke shtuar se nuk ka siguri që bisedimet do të çojnë drejt marrëveshjes.
Shitjet janë pjesë e përpjekjeve të “Generali” për të përmirësuar strukturën e saj dhe për t’u fokusuar në tregjet dhe sektorët kryesorë.
Vitin e shkuar “Generali” shiti Tua Assicurazioni, një njësi që e trashëgoi nga blerja e një konkurrenti më të vogël italian, dhe njësinë e saj “Deutschland Pensionskasse AG”.
Shefi Ekzekutiv Philippe Donnet, i cili po punon për një strategji të re që do të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm, është shprehur se, “kërkohet të përmirësohet rentabiliteti përmes produkteve më fitimprurëse duke kërkuar rritje vjetore të fitimeve për aksion mes 6% dhe 8% për 2021-2024”, thuhet në artikull.