8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Generali" largohet nga Turqia, ja kush janë blerësit

“Generali” largohet nga Turqia, ja kush janë blerësit

“Generali” nuk do të jetë më pjesë e tregut turk të sigurimeve.

Lideri italian ka arritur një marrëveshje për shitjen e 99.99% të aksioneve të “Generali Sigorta A.Ş”. (Generali Sigorta Anonim Şirketi) tek Kiler Holding A.Ş. (42% të aksioneve), Ekol Girişim Sermayesi Yatırım Ortaklığı A.Ş. (9% e aksioneve); Arex Yatırım Holding A.Ş. (48% të aksioneve) dhe Arex Sigorta A.Ş. (1% e aksioneve), shkruajnë mediat lokale.

Transaksioni është plotësisht në përputhje me planin strategjik të Generali “Lifetime Partner 24: Driving Growth“, i cili synon një rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të profilit të fitimeve të Grupit, duke u fokusuar në tregjet e sigurimeve ku “Generali” ka një prani udhëheqëse.

Transaksioni pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2025, me kusht që të merren autorizimet e nevojshme nga autoritetet kompetente.

“Generali” është një nga ofruesit më të mëdhenj të sigurimeve dhe menaxhimit të aseteve në botë me një eksperiencë që daton në 26 Dhjetor 1831.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat