18.5 C
Tirana
Friday, May 9, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGDV kërkon raportim më të thjeshtuar dhe më Efektiv

GDV kërkon raportim më të thjeshtuar dhe më Efektiv

Shoqata Gjermane e Sigurimeve (GDV) ka publikuar një dokument, siç raporton Xprimm, që rendit disa kërkesa.

Ato që bien në sy janë kërkesat për një standard të thjeshtuar dhe fleksibël për raportimin e qëndrueshmërisë në BE.

Siguruesit kërkojnë një kornizë raportimi që të jetë më e thjeshtë, më praktike dhe më me ndikim.

Ata kërkuan që kërkesat mbi raportimet të përputhen me modelet e biznesit dhe jo të vijnë si formalitete rigoroze.

Drejtori i Pëgjithshëm i GDV, Jörg Asmussen, theksoi se siguruesit kanë nevojë për kushte rregullatore të qëndrueshme dhe funksionale për të menaxhuar rreziqet e lidhura me klimën në mënyrë efektive.

Shoqata propozon që raportet e qëndrueshmërisë të jenë më të orientuara nga nevojat e investitorëve.

GDV kërkon fokusimin në shifra kyçe duke reduktuar detajet e panevojshme, për të përmirësuar përdorimin e informacionit pa e ulur vlerën e tij.

Për çështjet që lidhen me ndryshimet klimatike, GDV mbështet kërkesa të thjeshtuara, veçanërisht për emetimet indirekte që siguruesit nuk mund t’i kontrollojnë.

Dokumenti i GDV-së, një pozicionim i tyre, është një përgjigje ndaj planit të Komisionit Evropian për rishikimin e raportimit të qëndrueshmërisë deri në vitin 2025, me rekomandime që pritet të dorëzohen deri më tetor 2025.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat