0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGazifikimi i Shqipërisë kërkon 748 mln euro/ Projektet prioritare, deri në 2025...

Gazifikimi i Shqipërisë kërkon 748 mln euro/ Projektet prioritare, deri në 2025 duhen 212.7 mln euro

Gazifikimi i vendit kërkon një vlerë totale investimesh prej 748 milionë euro.

Kompania shtetërore ALBGAZ ka paraqitur për miratim pranë Entit Rregullator të Energjisë planin e investimeve për 10-vjeçarin e ardhshëm 2023-2032, ku renditen projektet prioritare që parashikohet të realizohen. Në krye të listës renditen tubacioni nga pika e TAP në Fier, në TEC-in e Vlorës, gazsjellësi Fier – Ballsh dhe gazsjellësi adriatiko –ionian, në seksionin e Tiranës dhe Durrsit.

Për investimet afatshkurtra, që përfshijnë periudhën deri në vitin 2025, portofoli i projekteve madhore që do të realizohen arrin në 212.7 milionë euro, nga të cilat investimet financiare të Albgaz, në formën e kontributit të kapitalit për shoqëritë e projektit janë 30.41 milionë euro. Pjesa tjetër, do të duhet të sigurohen nga kompanitë e projekteve.

Për periudhën afatshkurtër 2 projektet prioritare janë tubacioni Fier – Vlorë, si dhe ndërtimi i terminalit të GNL-së (gazit natyror të lëngshëm).

Për periudhën afatshkurtër flitet edhe për projektin e gazifikimit të Korçës, por gjithsesi ai evidentohet veçmas projekteve prioritarë, pasi mbetet për t’u përcaktuar modeli i biznesit mbi këtë projekt, i cili është objekt ndryshimesh në prizmin e konfigurimit te strukturës aksionere dhe vlerave respektive të investimit ne këtë infrastrukturë.

Ndërkaq, investimet afatmesme 2026-2028 fokusohen në zhvillimin e tubacioneve të reja për të sjellë gazin për konsumatorët në Shqipëri dhe në vendet fqinje, sikurse është Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, etj.

Plani i Investimeve parashikon se pas vitit 2025, projektet e reja do të realizohen nga vetë Albgaz, jo nga kompanitë e projektit. I vetmi gazsjellës i planifikuar të përfundojë plotësisht në periudhën 2026-2028 është Interkonektori i Maqedonisë së Veriut, ndërsa në rastin e tubacioneve të tjera të mëdha, punimet përgatitore, projektuese dhe ndërtimore do të vazhdojnë pas vitit 2028.

Aktualisht, veprimtaria e gazit është e përqendruar në pjesën jugore të vendit dhe furnizon rafineritë e naftës me vëllime modeste të gazit vendas. Rrjeti ekzistues i gazit ka një gjatësi prej 498 km dhe lidh të gjitha vendburimet e dikurshme të gazit, ndërkohë që për shkak të amortizimit, sasitë e transmetimit janë minimale. /SCAN

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat