Përveç sigurimeve të Jetës, Shëndetit dhe Pronës SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vijon të jetë lidere e tregut edhe në sigurimet motorike.
Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2023 arritën rreth 4,793 milionë lekë, me SIGAL UNIQA që rezulton kompania e parë, duke zënë mbi 21% të tregut.
Ndarja e Tregut
Edhe për dëmet e paguara gjatë periudhës janar-maj 2023, SIGAL UNIQA rezulton sërish kompania që ka dëmshpërblyer më shumë klientë, përkatësisht me 21.33% të totalit të pagesave të të gjithë tregut.
Dëmet e paguara
Si kompania e parë private e sigurimeve në Shqipëri dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group”, SIGAL UNIQA vijon të jetë e para në besim, garanci, stabilitet financiar dhe standarde evropiane për të gjithë klientët dhe partnerët e saj.