Superiorja ndryshoi format verën e kaluar, duke aplikuar skemën “Final 4” për fitimin e titullit kampion.
Katër skuadrat e para do të ndeshen mes tyre në “Air Albania” për fitimin e trofeut. Në dy takime gjysmëfinale dhe finalen e madhe.
Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, e ndjekur nga Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu.
Shorti i hedhur në “Air Albania” vuri përballë Egnatian me Vllazninë dhe Partizanin me Skënderbeun.
Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj, Egnatia-Vllaznia më 19 maj, ndërsa finalja e madhe në datën 26 maj.