Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, ku një veturë është përplasur me një furgon.
Si pasojë e përplasjes është lënduar një person, i cili është transportuar drejt Spitalit ku po merr ndihmën e duhur mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
“Informacion paraprak: Rreth orës 07:50, aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, janë përfshirë në një aksident automjeti tip furgon me drejtues shtetasin B.D., me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.F. Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”.
Aksidentet rrugore, një problem kombëtar
Aksidentet rrugore mbeten një problem i mprehtë për Shqipërinë.
Sipas asaj që raporton INSTAT, në muajin Gusht u regjistruan 117 aksidente rrugore me 180 persona të vrarë dhe të plagosur.
Sa i përket tetëmujorit 2023, në Shqipëri janë regjistruar zyrtarisht 770 aksidente rrugore,l ndërsa numri i të aksidentuarve është 1.067 persona.
LEXO EDHE: Sot në Lezhë/ 7 të plagosur në 4 aksidente rrugore