16.5 C
Tirana
Thursday, May 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGallagher forcon praninë në Turqi: blen risiguruesin Aspera

Gallagher forcon praninë në Turqi: blen risiguruesin Aspera

Kompania globale e brokerimit të sigurimeve Gallagher ka blerë Aspera Sigorta ve Reasürans Brokerliği A.Ş.

Aspera është një firmë turke e specializuar në sigurime dhe risigurime për prona industriale, energji dhe ndërtim.

Ajo u themelua në vitin 2022. Me një ekip prej gjashtë profesionistësh, Aspera njohu rritje të shpejtë në sektorët e saj të ekspertizës.

Drejtuesi i saj, Evrim Ozkoc, do të vazhdojë në rolin e tij, por në vijim do të raportojë te Gündüz Tezel, CEO-ja i Gallagher për Turqinë.

Gallagher-i hyri në tregun turk në vitin 2021 përmes blerjes së Brokers House.

Lëvizja e fundit përforcon pozicionin e saj strategjik në një treg ndërmjet Azisë dhe Evropës.

Falë kësaj blerjeje, Gallagher-i konsolidon aktivitetin e vet në Turqi, ku tashmë ka një zyrë në Stamboll dhe një ekip prej 25 profesionistësh të riskut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat