Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës.
Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.
Furgoni i linjës Tiranë-Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën.
Qytetarët po marrin ndihmë mjekësore ndërsa disa prej turisteve kanë thyerje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.
Fatmirësisht, sipas mjekëve, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksi rrugor Lushnje-Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorrike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.
LEXO EDHE: Rritje vit pas viti/ Shqipëria regjistron çdo ditë mesatarisht 11 aksidente rrugore