11.5 C
Tirana
Monday, December 8, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFurgoni i FNSH-së në kanal, një Mercedes i dëmtuar: çfarë na mësojnë...

Furgoni i FNSH-së në kanal, një Mercedes i dëmtuar: çfarë na mësojnë siguracionet?

Incidenti i ndodhur ditët e fundit, ku një fugon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Cakran të Fierit doli nga rruga dhe përfundoi në kanal, ndërsa një automjet tjetër u dëmtua, na kujton rëndësinë e njohjes së detyrimeve ligjore të sigurimeve të automjeteve në raste aksidentesh.

Me shumë rëndësi është zbardhja e plotë dhe dokumentimi policor i ngjarjes.

Sipas rregullave të sigurimit të detyrueshëm (TPL), policët që ndodheshin në fugon trajtohen nga siguracioni TPL i mjetit, pasi konsiderohen pasagjerë. Përjashtim bën vetëm drejtuesi i fugonit, i cili nuk përfiton nga TPL i mjetit që drejton, në rast se shkaktar ka qenë mjeti policor.

Në rast se fugoni ka rënë në kanal për shkak të një aksidenti të shkaktuar nga një mjet tjetër, atëherë situata ndryshon:

të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe drejtuesin e fugonit, trajtohen nga siguracioni TPL i mjetit fajtor, pra i automjetit tjetër.

Një TPL autoveture mbulon deri në 750 mijë dëme, materiale dhe jomateriale.

Një fugon policie nuk ka detyrimin ligjor të mbajë sigurim të posaçëm për pasagjerët, si rasti i fugonëve të dedikuar për transport publik pasagjerësh.

Për këtë arsye, mbrojtja e tyre mbështetet te sigurimi i detyrueshëm i mjetit ose, në aksidentet me faj të dikujt tjetër, te sigurimi i mjetit shkaktar ndaj palëve të treta.

Ngjarje të tilla na rikujtojnë se sigurimet nuk janë thjesht detyrim ligjor, por mekanizma mbrojtës që përcaktojnë saktësisht se kush përfiton dhe si trajtohen pasojat financiare të një aksidenti.

Njohja e tyre është thelbësore: për institucionet, për drejtuesit e mjeteve dhe për çdo qytetar.

Po nëse shkaktar/fajtor rezulton mjeti Benz, si do të rekuperohen dëmet te shoferi dhe mjeti i tij? 

Në atë rast, do të duhet bërë me dije se për dëmet në mjetin shkaktar do të mund të ndihmonte siguracioni MINIKASKO.

Ky është një aksident mjet me mjet, në lëvizje, në rrugë automobilistike dhe për dëme deri në 10.000 euro, MINIKASKO mund të mbulonte më së miri, për vetëm 30 euro në SIGAL IG nëse edhe siguracionin TPL e ka në të njëjtën kompani dhe si siguracion blihen në të njëjtën ditë.

Ndërsa, për dëme jomateriale, trajtime të ndryshme shëndetësore të shoferit në mjetin Mercedes, çdo sigurim shëndeti, ose sigurimi nga aksidentet personale, parashikon edhe trajtime mjekësore deri në 1500 euro për 90 euro në vit, përveç dëmshpërblimit me 24 paga mujore, ose 2 paga vjetore, të menjëhershme, në rast të humbjes së jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat