Frutat dhe perimet janë të pasura në vitamina dhe antioskidantë që mund të reduktojnë rrezikun e goditjeve në tru dhe sëmundjeve të zemrës. Një shoqatë në Amerikë për sëmundjet e zemrës rekomandoi që njerëzit të konsumojnë fruta çdo ditë.
“Frutat sjellin përfitime kardiovaskulare si reduktimi i tensionit të gjakut, aterosklerozës ose forcimit të arterieve”, tha doktori Deepak Vivek, kardiolog në Florida.
Duke qenë se frutat kanë vlera, Vivek dhe disa kolegë të tij po mundohen të kuptojnë kush janë më të mirët për t’i ngrënë që të rrisin shëndetin e zemrës. E Kështu ata na tregojnë eksperiencën e tyre.
Doktori amerikan tha se ai i adhuron mollët sepse janë burim i mirë i antioksidantëve, fibrave, vitaminës C dhe kaliumit. Gjithashtu kanë nivel të ulët glicemie dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit të tipit 2.
“Më japin energjinë e nevojshme”, shprehet mjeku.
Ndërsa Sushant Khaire, kardiolog në një spital në Tennessee tha se ai pëlqen bananet. Sipas tij ato janë të pasura me fibra, vitaminë C, vitaminë B6, kalium, magnez dhe antioksidantë.
“Fibra ndihmojnë për tretjen. Vitamina C forcon sistemin imunitar ndërsa vitamina B6 është e rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe nervave”, tha mjeku.
Ndërsa profesoresha e kardiologjisë në Shkollën e Mjekësisë “Zucker” në Hempstead, Jennifer Mieres, tha se ha fruta të tilla si mollët, dardhët ose qershitë gjatë drekës sepse ndihmojnë ta mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës.
Fibrat thuhet se ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit. Ndërkohë të tjerë mjekë kanë thënë se përdorin si vakt të ndërmjetëm fruta të thata dhe arra për t’i ndihmuar kundër sëmundjeve të zemrës.
LEXO EDHE: Reflektim në shtëpinë e “Big Brother Vip”