15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFrikë për sulme edhe nga Rusia/ 180 mln dollarë për 5 vite,...

Frikë për sulme edhe nga Rusia/ 180 mln dollarë për 5 vite, ligji i ri për sigurinë kibernetike merr “OK”-in

Veç Iranit, Shqipëria mund do të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Shqetësimin e ngriti në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa

Në këtë aspekt, Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit e ka jetike që të investojë në fushën e sigurisë kibernetike pasi ajo është e lidhur drejtpërdrejtë me sigurinë e secilit prej nesh”, tha Tafa.

Nisur edhe nga sulmet e fundit nga Parlamentit dhe Institutit të Statistikave, qeveria ka hartuar dhe depozituar për shqyrtim në komisione projektligjin e ri “Për Sigurinë Kibernetike.”

LEXO EDHE: Zyrtare: “Homeland Justice” qëndron pas sulmit kibernetik ndaj INSTAT

Efektet financiare në buxhetin e shtetit për pesë vite kanë impaktin financiar të rreth 11 miliardë e 500 milionë lekë”, u shpreh Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin.

Në total, kosto e përllogaritur e ligjit të ri që ka për synim ngritjen e një qendre kontrolli në gjithë vendin për sulmet kibernetike është 180 milionë dollarë. Pjesa tjetër e parave, rreth 70 milionë dollarë pritet të merren në formë donacioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izraeli dhe Arabia Saudite.

Unë mendoj që është koha që ligji të miratohet pasi i shërben sigurisë kibernetike që deri tani duket se nuk ka qenë e garantuar”, tha Milva Ekonomi, relatorë e projektligjit.

Mirëpo kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi nuk u deklarua aq i gatshëm sa kolegia e tij socialiste, Ekonomi.

Ju thatë që u sulmua Kuvendi, INSTAT etj. çfarë do ndryshojë tani që ju na garantoni siguri kibernetike”, deklaroi Shalsi.

Pavarësisht pikëpyetjeve, socialistët në Komisionin për Ekonominë dhe Financat i dhanë dritën jeshile projektligjit të ri “Për Sigurinë kibernetike” për të shkuar për shqyrtim dhe votim në Parlament.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat