13.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Frenoi aq fort sa u ça asfalti”/ Dinamika e aksidentit me autobot...

“Frenoi aq fort sa u ça asfalti”/ Dinamika e aksidentit me autobot që i mori jetën 25 vjeçarit

Një autobot u përplas me një traktor mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Berat.

 

Për pasojë, i vdekur mbeti shoferi i autobotit.

 

25 vjeçari Petro Piti u bllokua në mjetin e mbushur me naftë për rreth 1 orë, por fatkeqësisht nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

 

Dinamika e aksidentit

 

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, drejtuesi i traktorit ishte duke pritur gruan për ta marrë me traktor, por nuk kishte ndezur asnjë sinjalistikë ndriçuese. Kur ka parë autobotin që po vinte me shpejtësi është hedhur nga mjeti.

 

Viktima ka frenuar aq fort, sa është krijuar një e çarë e madhe në asfalt. Autoboti ka dalë nga rruga kryesore dhe është kthyer përmbys në tokat bujqësore duke marrë me vete dhe 100 m karrexhatë metalike anësore.

 

Dyshohet se i riu e ka parë me vonesë traktorin prej errësirës dhe pavarësisht frenimit, nuk e shmangu dot përplasjen.

 

Për gati një orë dhjetëra banorë të zonës, Policia e Lushnjes, zjarrfikës dhe një mjet bujqësor janë përpjekur të nxjerrin 25 vjeçarin nga autoboti.

 

Në momentin që e kanë futur në ambulancë për ta dërguar në spitalin e Lushnjes, ai ka qenë pa shenja jete.

 

Sot Policia ka vënë në pranga shoferin e traktorit.

Aksi rrugor Lushnje-Berat është kthyer në një pikë të rrezikshme aksidentesh për një sërë arsyesh, përfshirë edhe mungesën e ndriçimit.

 

LEXO EDHEAksidentet rrugore dhe kostot financiare/ Çobaj: Dëmi kolosal që mund të paguani nëse jeni të pasiguruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat