7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFranga qëndron 'stoike'/ Valutat kryesore pësojnë rënie të thellë

Franga qëndron ‘stoike’/ Valutat kryesore pësojnë rënie të thellë

Dollari amerikan ka pësuar këtë mëngjes një rënie të konsiderueshme duke u dobësuar sërish në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë mëngjes me 101.7 lekë dhe është shitur me 102.7 lekë.

Ndërkaq monedha europiane vijon dobësimin e saj edhe këtë të enjte pasi ka humbur pikë krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë me 111.7 lekë dhe duke u shitur me 112.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës pasi krahasuar me ditën e mërkurë është blerë mëngjesin e sotëm me 126 lekë dhe është shitur me 127.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane është valuta e vetme që nuk ka pësuar ulje të vlerës përkundrazi është forcuar nga dita e djeshme teksa është blerë këtë të enjte me 113 lekë dhe është shitur me 114 lekë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat