16.5 C
Tirana
Monday, March 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFqinjësia e mirë nuk ka çmim: Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit sheshon...

Fqinjësia e mirë nuk ka çmim: Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit sheshon keqkuptimet

Miqësia dhe fqinjësia e mirë nuk kanë çmim.

Në traditën shqiptare, kjo është e padiskutueshme.

Për të kultivuar marrëdhënie të shëndetshme me fqinjët dhe për të shmangur keqkuptimet apo konfliktet e shpeshta në vrullin e jetës urbane, SIGAL ka sjellë një produkt shumë të zgjuar:

Sigurimin e Përgjegjësisë ndaj Fqinjit, që shoqërohet me sigurimin e banesës tuaj.

Vetëm 30 euro në vit ju mbulojnë deri në 20 mijë euro dëme, që një aksident në pronën tuaj mund t’i shkaktojë si dëm edhe pronës së fqinjit.

Në sigurimin e përgjegjësisë ndaj fqinjit përfshihet çdo rrezik që keni siguruar te prona juaj: zjarri, eskplozion, rrjedhje.

Ne ate rast, SIGAL do të kujdeset për ta zhdëmtuar deri në 20 mijë euro fqinjin tënd.

Në këtë mënyrë, çdo burim potencial për qejfmbetje, keqkuptim apo mosmarrëveshje, shuhet që në fillim.

SIGAL në shifra

SIGAL INSURANCE GROUP, sipas të dhënave zyrtare të raportit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për muajin janar 2026, mbetet paguesja kryesore e dëmeve në pronë.

SIGAL, në industrinë e sigurimeve të jojetës ku operojnë 8 kompani, për muajin janar zotëron 37.6% të tregut dhe paguan 57.2% të dëmeve në pronë.

Kompania pagoi 57,107,000 Lekë gjatë muajit të parë të vitit, afërsisht 596 mijë euro. Kjo shifër është 4.04-fishim i dëmeve të paguara në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

99,772,000 Lekë ose 1.041 milionë euro, pagoi e gjithë industria e sigurimeve si dëme në pronë përgjatë janarit të vitit 2026, sipas të dhënave zyrtare nga AMF.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat