20.5 C
Tirana
Saturday, September 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“fpcHealth”/ SIGAL UNIQA revolucionarizon mënyrën e trajtimit të dëmeve shëndetësore. Tashmë gjithçka...

“fpcHealth”/ SIGAL UNIQA revolucionarizon mënyrën e trajtimit të dëmeve shëndetësore. Tashmë gjithçka nga celulari juaj

Risia, inoviacioni dhe përshtatja me hapat e zhvillimit teknologjik.

Këto janë disa prej tipareve kryesore që e bëjnë SIGAL UNIQA Group Austria-n ndryshe nga kompanitë e tjera të sigurimit dhe një prej arsyeve primare pse vazhdon të jetë lidere në treg edhe pse kanë kaluar mbi 25 vjet nga themelimi.

Pasi solli për herë të parë në Shqipëi Sigurimin Privat të Shëndetit, të cilin e kryeson shumë bindshëm krahasuar me “simotrat” e saj, SIGAL UNIQA lançon edhe aplikacionin e ri të dëmeve të shëndetit nga SIGAL UNIQA, “fpcHealth”.

Një zhvillim inovativ që do të revolucionarizojë mënyrën se si klientët që kanë një policë sigurimi shëndeti pranë SIGAL UNIQA të mund të menaxhojnë sa më mirë dhe më thjeshtë sigurimin e tyre.

“fpcHealth” përputhet me standardet e larta të teknologjisë dhe sigurisë duke synuar një mjedis dixhital të dizejnuar për të lehtësuar procesin e paraqitjes dhe procesimin të dëmeve shëndetësore.

Si funksionon aplikacioni

Aplikacioni mund të shkarkohet FALAS si në celularët androidë ashtu edhe ata apple.

Për të vijuar me regjistrimin,  çdo informacion i nevojshëm është i disponueshëm në PlayStore dhe APPStore.

Si të regjistroheni

  • Hapni aplikacionin dhe zgjidhni “Regjistrohu”
  • Vendosni të dhënat e Nr.personal të kartës tuaj te identitetit i cili fillon dhe mbaron me shkronjë. (shembull: IxxxxxxxxK)
  • Krijoni fjalëkalimin tuaj.
  • Vendosni emrin, mbiemrin, atësinë dhe adresën tuaj të e-mailit.
  • Pas regjistrimit do duhet të bëni verifikim e kartave tuaja aktive në seksionin Profili im, “Kartat e mia”.

Si të kryeni verifikimin e kartave tuaja? 

  • Duke klikuar tek “Verifiko kartën” do t’ju shfaqet një tabelë ku do t’ju kërkoj të vendosni të dhëna nga karta juaj.
  • Vetëm pasi keni verifikuar kartën tuaj, ju mund të kryeni aplikime për rimbursim të faturave tuaja apo të bëni një kërkesë për garanci pagese.

Çfarë ofron aplikacioni

  • Karta elektronike
  • Menaxhim dhe monitorim i dëmeve shëndetësore në kohë reale
  • Kërkesë për rimbursim
  • Garanci pagese
  • Arkivë digjitale

Arkiva ime” shërben për ruajtjen e të gjithë dokumentacionit që ju keni shkarkuar për trajtimin e kërkesave tuaj, për rimbursim apo garanci pagese. Kjo u jep mundësinë të gjithë të siguruarve që të kenë nje historik të tyre dhe ti përdorin ato sa herë u nevojiten.

Kujt i shërben ky aplikacion?

Kujtdo që disponon një kartë shëndeti SIGAL UNIQA, mbi moshën 18 vjeç.

Për fëmijët nën 18 vjeç që disponojnë sigurim shëndetësor, menaxhimi i tij do të administrohet nga njëri prej prindërve.

Përveç sa përmendëm më sipër, “fpcHealth” do të shërbejë edhe si blog për të gjithë të interesuarit që duan informacione nga ofertat e SIGAL UNIQA, bota e shëndetësisë e më shumë.

SIGAL UNIQA Group Austria

SIGAL UNIQA Group Austria është grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon. Ai operon suksesshëm edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite, janë dëshmia më e madhe e fuqisë, përgjegjshmërisë dhe korrektësisë të kompanisë.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, numëron mbi 2400 punonjës e agjentë në mbi 1200 zyra në të trija shtetet ndërsa emrit të saj i besojnë tashmë jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat rreth 1.5 milion qytetarë.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat