24.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO-VIDEO/ Festivali sportiv “Summer UP”, festa në Vlorë nuk ndalet

FOTO-VIDEO/ Festivali sportiv “Summer UP”, festa në Vlorë nuk ndalet

Gjatë fundjavës që sapo lamë pas u zhvillua në qytetin e Vlorës Festivali sportiv “Summer Up”, në kuadër të titullit prestigjioz “Vlora Qyteti Europian i Sportit 2024”.

Ky event i veçantë solli në qytetin turistik një atmosferë të jashtëzakonshme, plot me energji, argëtim dhe aktivitete sportive për të gjitha moshat.

 

Kjo ngjarje përfshihu sporte si Yoga, beach volley, street basket, shah, tenis etj.

 

 

Dhe në evente të tilla nuk mund të mungojë kurrësesi SIGAL UNIQA, e cila është më shumë sesa një kompani Sigurimi por një partner i besueshëm për qytetarët me synimin e qartë: për një jetë më të mirë.

Që prej themelimit të saj, SIGAL UNIQA jo vetëm sponsorizon Kombëtaret e Futbollit dhe Basketbollit në Shqipëri dhe Kosovë dhe klube të ndryshme në sporte të ndryshme, ka ditur të jetë edhe pranë evenimenteve të tilla, si ky në Vlorë.

 

SIGAL UNIQA, si kompania lider edhe e sigurimeve shëndetësore, këshillon, shoqëron dhe mbështet në rrugën drejt një jete më të mirë.

Të ushtrohesh dhe të bësh sport rregullisht është një faktor vendimtar për të qëndruar të shëndetshëm ndaj mbështetja e aktiviteteve të tilla dhe sponsorizimi i disa fushave sportive në qytete të ndryshme të vendit, përveç se frymëzon kryesisht të rinjtë, shkon paralelisht edhe me slloganin e kompanisë, “Jetojmë më mirë së bashku”.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat