Ndërsa presim me padurim vitin 2025, 365 ditë aventurash epike, përvoja kulturore, kulinare dhe takime të mrekullueshme me jetën e egër, shtrihen para nesh.
Por mund të jetë e vështirë të vendosim ku ta nisim vitin e ardhshëm të aventurave.
Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për frymëzim apo informacion, “Lonely Planet” i është përgjigjur pyetjes shumëvjeçare të udhëtarëve: ku të shkoni dhe kur?
Nëse doni ta filloni vitin siç duhet, në vazhdim janë disa nga vendet më të mira për të udhëtuar në janar.
LEXO EDHE: Destinacionet më të mira dimërore me 15% zbritje/ Por mos harroni “Shëndet në Udhëtim”
Ishujt Kanarie
Për pushime në ishull
Shpëtoni nga klima dimërore e hemisferës veriore, me një pushim nën diellin e Ishujve Kanarie.
Janari është sezon turistik në këtë cep të ngrohtë të Europës, kështu që duhet të rezervoni përpara ose ndoshta të shkoni në tre ishujt më të vegjël perëndimorë: El Hierro, La Gomera ose La Palma.
Genova, Cinque Terre dhe Alpet Liguriane, Itali
Italia ka më shumë se një grup alpesh. Në dimër, në Alpet Liguriane, shtigjet pyjore me ajër të pastër dhe me borë, janë një vend i bukur për t’u vizituar, me parqet natyrore rajonale Aveto dhe Antola dhe Gjeopark Beigua.
Budapest, Hungari
Më i miri për banjat termale
Kryeqyteti elegant i Hungarisë, Budapesti, nuk do t’ju lërë të keni frohtë, edhe në janar.
Toka në të cilën është ndërtuar është e mbushur me më shumë se 120 burime termale, shumë prej të cilave janë të hapura për publikun si banja termale.
Nga banjat Rudas të stilit turk, deri tek perla e art noveau në Gellért dhe Széchenyi, këto burime janë perfekte për t’u ngrohur në dimër.
Vetë qyteti është i bukur në çdo kohë, dhe me jetën e natës plot gjallëri, që varion nga baret elegante deri te një shfaqje në Teatrin e mrekullueshëm të Operës Shtetërore Neo-Rilindase, ka shumë për t’ju mbajtur të argëtuar gjatë mbrëmjeve të gjata dhe të errëta.
Kerala, Indi
Më e mira për relaksim
Gjatë dy dekadave të fundit, plazhet e Varkala-s dhe Kovalam-it janë shndërruar nga rezervat paqësore të peshkatarëve dhe besimtarëve hindu në vendpushime, madje edhe në resorte të mbushura me hotele ekskluzive.
Mali Kenia, Kenia
Më i miri për ngjitje në mal
Kilimanjaro, ‘çatia e Afrikës’, mund të jetë më i lartë, por mali Kenia ofron një eksperiencë më të arritshme, të bukur dhe të pasur me kafshë të egra, për t’u provuar gjatë kësaj periudhe më të thatë.
Arritja e majës Lenana (4895 m) nuk është i thjeshtë, kërkon një nivel të mirë gjendjeje fizike dhe ambientim të kujdesshëm, por është një përvojë shumë e bukur mes një larmie kafshësh.
Vende të tjera për t’u vizituar sipas Lonely Planet janë:
Sydney, Australi
Më i miri për festivale kulturore
Chubu, Japoni
Më i miri për adhuruesit e borës
Anguilla
Më i miri për pushim në Karaibe
Arizona dhe Utah, SHBA
Më i miri për shëtitje dimërore
Tajlanda jugore
Më i miri për plazhet