Fotoja më sipër tregon çastin kur pushuesi në gjirin e “Shën Janit” u përplas nga një gomone që transportonte pushues.
Ngjarja ndodhi këtë pasdite, kur 56-vjeçari me iniciale A.K., së bashku me disa pushues të tjerë, që kishin zbritur nga një anije turistike dhe po notonin në një zonë që në fakt nuk është e miratuar për plazh.
Ndërkohë, gomonia po i drejtohej molit të vjetër për t’u ankoruar, por vihet re se nuk po lundron në zonën e përcaktuar me tapa, ashtu sikurse përcaktohet me ligj.
56-vjeçarja u plagos në këmbë nga helika e mjeti lundruar dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.
LEXO EDHE: Vera po vjen/ Policia Kufitare nis “skanimin” në det, koha për sigurimin e mjeteve lundruese