19.5 C
Tirana
Friday, July 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Punonjësit e SIGAL UNIQA Shkodër, fushatë pastrimi në Plazhin e Velipojës

FOTO/ Punonjësit e SIGAL UNIQA Shkodër, fushatë pastrimi në Plazhin e Velipojës

Punonjësit e SIGAL UNIQA Group Austria vazhdojnë traditën e përvitshme në pastrimin e plazheve në vend.

Pas ditë pas Ditës Botërore të Mjedisit dhe në vigjilje të fluksit turistik, punonjësit e dy degëve të kompanisë në Shkodër ishin sot në plazhin e Velipojës ku për orë me rradhë pastruan zonat më problematike.

Në politikat e saj, SIGAL UNIQA gjithmonë ka mbështetur nismat në dobi të mjedisit pasi për kompaninë më të madhe të sigurimeve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm raporti harmonik midis veprimtarisë së përditshme dhe kujdesjes ndaj ambientit.

Prej disa vitesh tashmë SIGAL UNIQA ofron edhe mundësinë e blerjes online të çdo siguracioni në mënyrë që të reduktohet sa më shumë përdorimi i letrës dhe ndikimi në mjedis të jetë sa më minimal.

Kjo fushatë, që synon edhe sensibilizimin e qytetarëve për ta mbajtur sa më pastër ambjentin, do të vijojë edhe në zona të tjera të Shqipërisë.

LEXO EDHE: “Java Europiane e Lëvizshmërisë”/ Monopatinat një mënyrë e shkëlqyer “green” udhëtimi, 10 rregullat e sigurisë që duhet ti respektoni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat