Për shkak të motit që pritet të përkeqësohet në vijim, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u ka bërë thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meterolgjik ushtarak,pritet që gjatë pjesës së dytë të ditës të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Bëhet me dije se reshje intensive deri në shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Sakaq në lartësitë mbi 400 m në veri, lindje dhe juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.
Bëhet thirrje që strukturat vendore dhe qendrore të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj situatave emergjente.
LEXO EDHE: Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore