8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Parashikimi i motit për këtë javë

FOTO/ Parashikimi i motit për këtë javë

Për javën që sapo nisëm Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim kryesisht të thata dhe më të freskëta.

 

Kjo vjen si pasojë e tërheqjes graduale të Anticiklonit të Azoreve dhe atij Afrikan.

 

Moti për të gjitha ditët parashikohet kryesisht i kthjellët për pjesën më të madhe të ditës por në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore të vendit

 

Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

 

Megjithatë duhet theksuar se për shkak të energjisë së lartë të cliruar (reshjet konvektive) në relievet kodrinore dhe kryesisht ato të larta malore (dhe zonat përreth tyre) reshjet do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje mund të jenë problematike për zonat urbane në këto relieve.

Temperaturat do të jenë brenda vlerave normale të mesatares mujore klimatike të vendit tonë për muajin Shtator me vlera 30°C (zonat malore) deri në 34-35°C (zonat e ulta dhe ato bregdetare). Megjithatë në ditë të caktuara këto vlera mund të kapërcejnë deri në 36-37°C kryesisht ditën e Premte (apo edhe të Shtunën apo të Dielën e ardhshme).

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat