11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Oferta e fundvitit nga "Toyota Albania", "Camry Hybrid" vjen me çmim...

FOTO/ Oferta e fundvitit nga “Toyota Albania”, “Camry Hybrid” vjen me çmim festiv

Toyota Albania – Alto Shpk” vjen me një super-ofertë për festat e fundvitit.

Kushdo që është i apasionuar pas markës së famshme japoneze të automjeteve dhe teknologjisë hybrid, tani mund të bëjë të tijin modelin “Camry”, vit prodhimi 2023, 0 km dhe 10 vjet garanci, jo më me çmimin e tregut 45,000 Euro por për 39.500.

Performanca e fuqishme, eleganca dhe teknologjia e avancuar bëjnë këtë automjet një zgjedhje të shkëlqyer për të nisur vitin me një stil të veçantë.

Toyota Camry Hybrid vjen me një kombinim të jashtëzakonshëm të stilizimit modern dhe teknologjisë së fundit.

 

TOYOTA HYBRID

Ecuria mbresëlënëse dhe evolucioni i suksesshëm, e çuan markën “Toyota” në një pozitë udhëheqëse në teknologjinë hybrid.

Gjigandi japonez i automjeteve e filloi revolucionin hybrid më shumë se dy dekada më parë dhe sot me të drejtë qëndron para konkurrencës. Duke filluar me pionierin Prius qysh në vitin 1997.

Ndërkohë vit pas viti “Toyota” vazhdimisht përmirëson teknologjinë e saj hybrid dhe përveç zhvillimeve teknologjike që shtojnë karakteristikat, performancën dhe efikasitetin, modelet e reja të hedhura në treg kanë rritur akoma më tej interesin e blerësve.

“Toyota” ofron një zgjedhje më ambjentaliste dhe teknologji të përparuar për drejtuesit, duke fituar një popullaritet të madh në tregjet evropiane, duke përfshirë edhe atë shqiptar.

Shifrat thonë se gati 11.5 milionë hybrid janë shitur deri më tani me logon e markës japoneze, ku vetëm në 2017 janë shitur rreth 1.5 milionë hybrid. Kjo është një tjetër provë e trendit ku po shkon tregu hybrid, të cilat në realitet sigurojnë mënyrën më të thjeshtë për t’u kujdesur për mjedisin.

Statistikat thonë se në sajë të modeleve hybrid të Toyota për dy dekadat e fundit, janë ruajtur (nuk jane konsumuar) rreth 30 miliard litra karburant, ndërsa emetimet CO2 janë zvogëluar me 85 milion ton. Shifrat impresionojnë dhe tregojnë qartë se automjetet hybrid po bëhen një zgjedhje logjike, sepse ato ofrojnë shumë përfitime në planin afatgjatë. Garancia për këtë është: 12 milionë konsumatorë të kënaqur.

MOTOR BENZINE E PAJISUR ME CIKËL ATKINSON

Zemra e makinës hybrid është motori benzinës i pajisur ​​me një cikël Atkinson. Karakteristika e tij është: me pak nxehtësi dhe performancë më të mirë në shpejtësi të mesme dhe të larta, gjë që e bën më efikase krahasuar me motorin klasik me benzinë.

Për më shumë detaje vizitoni sallonin e “Toyota Albania – Alto SHPK” në autostradën Tiranë-Durrës, km. 5

Ose kontaktoni në numrin 0692081554.

LEXO EDHE: Vlera dhe forca/ Toyota mes Top 10 markave të makinave në botë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat