26.5 C
Tirana
Tuesday, September 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Moderatorja e njohur infektohet me COVID: E izoluar në shtëpi, e...

FOTO/ Moderatorja e njohur infektohet me COVID: E izoluar në shtëpi, e pamundur të marrësh frymë

Moderatorja e njohur shqiptare, Klea Huta ka treguar për ndjekësit e saj se ka ka kaluar një periudhë jo shumë të mirë për shkak të problemeve të shumta shëndetësore.

Ajo zbuloi për ndjekësit me një postim se është infektuar me COVID-19.

Klea theksoi gjithashtu se është në gjendje të tmerrshme dhe se ka provuar gjithçka që të përmirësohej.

 “Më duhet të pranoj që këto tre muajt e fundit nuk kanë qenë në favorin tim. Jo merkuri në retrogradë po të gjithë planetët u përmbysën.

Nuk gjeta rehati sikur një javë të plotë. Fluturime të vonuara, valixhe të humbura. Mes i thyer. Gjunjë të vrarë. Trup e shpirt e sakatuar.

Dhe tani qershia mbi tortë. Covid. Kam dy javë e izoluar në shtëpi. Të premten dola vajta në teatër, dje prapë në shtëpi dhe sot një xhiro në breg të detit.

Dhimbja e kokës. E tmerrshme. Hundët e pamundur të mbushësh me frymë. Provova avull me gjethe dafine, thitha raki me hundë, ujë fiziologjik më shiringë dhe prapë asgjë.
E fundit më mbeti aerosoli. Të shohim si do të shkojë”, ka shkruar ajo.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat