Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë një automjet dhe një kamion.
Mjeti është përplasur më pjesën e pasme të një kamioni dhe për pasojë janë regjistruar dëme të shumta materiale por fatmirësisht jo dëme në njerëz.
Vendi në të cilin ka ndodhur ky aksident, është kthyer në një aks tepër problematik në të cilin janë regjistruar aksidente të shumta ndër vite.