5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ Kombëtarja, lista e plotë e Sylvinhos për dy ndeshjet e radhës

FOTO/ Kombëtarja, lista e plotë e Sylvinhos për dy ndeshjet e radhës

Publikohet lista e Kombëtares, TRE të rikthyer dhe NJË emër surprizë

Kili dhe Suedia janë dy kundërshtarët e radhës të Shqipërisë së Sylvinhos, me trajnerin brazilian që do të ketë pikërisht këto dy ndeshje për të bërë eksperimentet e fundit para Europianit dhe për të qartësuar edhe më shumë idetë për 23 futbollistët që do të marrë me vete në Gjermani.

Pikërisht për këtë arsye, Sylvinho ka rikthyer në kombëtare katër futbollistë, sulmuesit Armando Broja e Rey Manaj, të cilët nuk kanë luajtur në asnjë prej ndeshjeve eliminatore, mbrojtësin Marash Kumbulla, që ishte titullar vetëm në ndeshjen e parë në Poloni dhe më pas pësoi një dëmtim të rëndë dhe anësorin e majtë Naser Aliji, i cili mungonte prej vitesh në skuadrën kuqezi.

Manaj po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi, ku shënon rregullisht dhe me të gjitha mënyrat me fanellën e Sivasspor, ndërsa Broja dhe Kumbulla janë rikuperuar plotësisht dhe po shtojnë gjithnjë e më shumë minutat në këmbët e tyre.

Dy ndeshjet e radhës do të jenë një test për ta, për të treguar se dinë të bëhen pjesë e grupit pa shkaktuar rrëmujë dhe se kanë shumë për të dhënë me fanellën kuqezi.

Ndërkohë risi e listës së Sylvinhos është sulmuesi 25-vjeçar i Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha. Ky i fundit luan si sulmues i majtë dhe në janar u transferua nga Slaven Belupo te Dinamo Zagreb, teksa këtë sezon në Kroaci numëron 4 gola të shënuar dhe një asist.

Sa i përket pjesës tjetër, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku janë dy mungesat që tërheqin vëmendjen. I pari u transferua në Turqi dhe po provon të përshtatet në skuadrën e re, ndërsa Daku sapo ka nisur sezonin në kampionatin rus, ndaj do të kenë kohë të rigjejnë formën më të mirë, para se të rikthehen sërish në kombëtaren kuqezi.

Mungon gjithashtu edhe mbrojtësi Ardjan Ismajli, i cili pësoi një dëmtim ndaj Milanit në Serinë A fundjavën e kaluar dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij në këto dy ndeshje miqësore, teksa për të njëjtat arsye nuk do të jetë as Arlind Ajeti. Mungon edhe Klaus Gjasula në mesfushë, teksa arsyen pritet ta shpjegojë vetë Sylvinho në konferencën për shtyp

Shqipëria do të përballet me Kilin mbrëmjen e 22 marsit në Parma të Italisë dhe tri ditë më vonë do të marrë forcat me Suedinë në Stokholm.

Ja lista e plotë e Sylvinhos për dy ndeshjet e radhës:

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat