Mbetet problematike situata nga moti i keq në Kosovë. Probleme raportohen në disa komuna. Situata është më serioze në Skënderaj, Klinë dhe Drenas ku ka dëme të shumta nga vërshimet.
Mësimi është pezulluar në disa qytete ndërsa gjendja pritet të jetë problematike edhe në orët në vijim kur sipas parashikimeve do të vijojë të ketë reshje të dendura shiu.
Autoritetet janë në alarm edhe në disa qyte të tjera ku reshjet do të jenë me intensitet.