19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFOTO/ 10 profesionet më të paguara për vitin 2024

FOTO/ 10 profesionet më të paguara për vitin 2024

Tregu i punës po zhvillohet me shpejtësi, i ndikuar nga përparimet teknologjike, ndërrimet e industrisë dhe ndryshimet globale.

Revista Forbes ka evidentuar 10 punët më të paguara për këtë vit, bazuar në kërkesat e tregut, potencialin e inovacionit dhe ndikimin social.

Pesë nga këto profesione rezultojnë të kenë në bazë njohuritë e teknologjisë së informacionit si ekspertët e sigurisë kibernetike; zhvilluesit e softuerit; zhvilluesit e realitetit virtual dhe realitetit të shtuar; specialistët e tregtisë elektronike dhe marketingut digjital, si dhe inxhinieri robotike.

Por sa janë të përditësuar të rinjtë shqiptarë me këto kërkesa të tregut të punës dhe sa janë të orientuar ata drejt teknologjisë për ta shndërruar atë në profesionin e të ardhmes?

Rezulton se në vitin akademik 2023-2034, dega e studimit “Teknologji e informacionit dhe komunikim” ishte e katërta më e frekuentuara me 7.7% të totalit të studentëve të regjistruar. Ndërkohë që vijojnë të kryesojnë degët tradicionalisht të preferuara, si ekonomi, juridik apo mjekësi.

Por ndërsa në botë, punët me bazë teknologjinë janë ndër më të paguarat, si rezultojnë në Shqipëri?

 

Të dhënat tregojnë se pagat në këtë sektor renditen në vendin e dytë pas sektorit financiar, me një mesatare mbi 123 mijë lekë në muaj.

Dhe kërkesa për këto profesione mbetet e lartë, si nga sektori publik, ashtu dhe ai privat.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat