18.5 C
Tirana
Wednesday, March 25, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetForumi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, Ponari: Interesi i sipërmarrësve...

Forumi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, Ponari: Interesi i sipërmarrësve japonezë konkret

Forumi i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni u zhvillua këtë të mërkurë në Tiranë, duke vënë në fokus mbështetjen dhe nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri.

Në fjalën hapëse, Presidenti i Dhomës Shqiptaro-Japoneze, Avni Ponari, theksoi se interesi i sipërmarrësve japonezë për Shqipërinë është konkret dhe në rritje, duke konsideruar forumin si platforma ideale për kthimin e ideve të biznesit në aksione konkrete për të dy vendet.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimi, nënvizoi potencialin e Shqipërisë si portë për investimet japoneze drejt rajonit dhe Evropës, duke shtuar se integrimi në BE rrit standardet dhe tërheq investitorë seriozë. Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë arritur rreth 4.4 miliardë euro.

Kryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, Milva Ekonomi, shprehu mbështetjen parlamentare për forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Ambasadorja Kikuko Kato vlerësoi punën e Dhomës dhe konfirmoi mbështetjen e Japonisë për integrimin e Shqipërisë në BE, duke e konsideruar vendin një portë të rëndësishme për investimet japoneze.

Përfaqësuesi i JETRO, Manuel Kanko, vuri theksin te tre fjalët kyçe: ndërlidhje, qartësi dhe vazhdimësi, ndërsa përfaqësuesja e AIDA-s, Sara Zotaj, dhe drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona, prezantuan mundësitë për bashkëpunim dhe lehtësira institucionale.

Diskutimet u zhvilluan në tre sesione, duke përfshirë mundësitë konkrete të investimeve japoneze dhe histori suksesi të produkteve japoneze në tregun shqiptar. Në mbyllje, z. Ponari konfirmoi angazhimin e Dhomës për ndërtimin e një tradite të qëndrueshme dialogu dhe investimesh.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat