8.5 C
Tirana
Wednesday, December 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFormula/ Pensionet familjare, kush përfiton dhe kushtet që duhet të plotësohen

Formula/ Pensionet familjare, kush përfiton dhe kushtet që duhet të plotësohen

Krahas pensioneve të pleqërisë, ato të invaliditetit apo trajtime të veçanta për kategori të caktuara që iu caktohet një masë pensioni mujor, ka edhe një kategori tjetër pensionesh, ato familjare.

Një ndihmesë modeste për familjet që preken nga fatkeqësia e humbjes së një prej kryefamiljarëve, shumë e cila i takon kryefamiljarit tjetër deri në momentin që lidh martesë të dytë apo fëmijës deri në moshën 25-vjeçare në rast se vijon studimet.

Këtë temë e ka sjellë në vëmendje eksperti i ekonomisë, Kujtim Hoxha në “News 24” duke sqaruar për të interesuarit kushtet që duhet të përmbushin për të përfituar këtë pagesë, dokumentacionin shoqërues si dhe mënyrën e përllogaritjes së masës së përfitimit.

PËRFITUESIT

Eksperti ka theksuar se të drejtën për të përfituar nga ky pension e ka bashkëshortja apo bashkëshorti i personit që ka ndërruar jetë dhe fëmijët deri në moshën 25 vjeç, nëse janë në vijim të shkollës.

Pensione familjare trajtohen me ligjin e ri të ndryshuar. Përfitohen kur në një çift humb jetën një nga partnerët përfitojnë gruaja e ve ose burri i ve, por të plotësojnë kushtet kur gruaja është 55 vjeç merr gjysmën e pensionit të burrit deri në moment që del vetë në pension. Më pas bëhet krahasimi i pensionit të saj dhe bashkëshortit të ndjerë dhe zgjedh të mbajë atë që është më me leverdi. Pension fitojnë edhe fëmijët e të ndjerit ose të ndjerës, 25% deri në 25 vjeç kur janë në marrëdhënie shkolle, ndryshe e përfitojnë deri në 18-vjeç”, ka sqaruar ai.

Pension familjar konsiderohet ai pension që kishte apo i takonte të ndjerit. Në kushtet kur e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar dhe përfitues është vetëm një jetim, masa e pensionit për jetimin është 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri, ndërsa kur përfitues janë dy ose më shumë persona dhe e veja nuk është pjesëtare e pensionit familjar, masa e pensionit familjar për secilin prej tyre është 25%, por jo më shumë se 50% e pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndjeri.

Ndërkaq, personi i ve merr 50% të pensionit që gëzonte ose do të gëzonte i ndieri kur është i vetëm, dhe për çdo pjesëtar tjetër merr 25%, me kusht që shuma e pensionit të mos kalojë 100% masën e tij.

Vlen të theksohet fakti se shuma e një pensioni familjar nuk duhet të kalojë masën e pensionit që merrte ose do të merrte personi që vdes.

Në të gjitha ato raste kur prindi që jeton është i punësuar, është ekonomikisht aktiv ose merr një pension si të drejtë të tij, fëmija jetim përfiton pension familjar.

Në këtë rast, masa e pensionit për çdo jetim ose person tjetër që përfiton është 25% e pensionit që i takonte të ndjerit, por jo më tepër se 50% e tij.

Ndërsa jetimi, i cili humb të dy prindërit, ka të drejtë të marrë një pension jetimi për secilin prej tyre. Në kohën kur përfundon afati i pagesës, përfituesi duhet të bëjë një kërkesë pranë ALSSH-së së vendbanimit për vazhdimin e pensionit familjar.

Bashkëngjitur me kërkesën, i interesuari duhet të paraqesë edhe dokumentacionin përkatës.

LEXO EDHE: VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat