Mashtrimi në sigurime mund të marrë forma të ndryshme dhe mund të kryhet si nga individë të veçuar, ashtu edhe nga grupe të organizuara.
Mashtrimi mund të ndodhë në çdo fazë të procesit të sigurimit, që nga aplikimi fillestar deri te dëmshpërblimi përfundimtar.
Vlerësohet se mashtrimet në sigurime shkaktojnë miliarda dollarë humbje çdo vit dhe ndikimi i tyre ndihet në gjithë industrinë e sigurimeve.
Këto mashtrime shkaktojnë humbje financiare, rritje të primeve të sigurimit për të gjithë dhe dëmtojnë reputacionin e palëve të ndershme.
Për këtë arsye, është thelbësore të kuptohen llojet e mashtrimeve në sigurime dhe të merren masa parandaluese.
3 janë kategorizimet e mëdha:
- Mashtrime kundrejt konsumatorit
- Mashtrime kundrejt kompanisë së sigurimit
- Mashtrime nga profesionistët
Te mashtrimet kundrejt konsumatorit përfshihen:
Aksidente të inskenuara (Staged Accidents)
Vjedhje e identitetit (Identity Theft)
Pretendime fantazmë (Phantom Claims)
Agjentë të palicensuar (Unlincensed agents)
Te mashtrimet kundrejt kompanisë së sigurimeve përfshihen:
Pretendime të rreme (Fictitious Claims)
Mashtrime me primin (Premium Fraud)
Zjarrvënie e qëllimshme (Arson)
Mashtrime me sigurimin e punëtorëve (Workers’ Compensation Fraud)
Mashtrime me sigurimin shëndetësor (Healthcare Fraud)
Te mashtrimet nga profesionistët përfshihen:
Mashtrimet nga agjentët dhe ndërmjetësit (Agents and broker frauds)
Mashtrimet nga rregulluesit e dëmeve (Adjusters)
Mashtrimet nga nënshkruesit e policave (Underwriters)
Mashtrimet në sigurime nuk kryhen vetëm nga individët që paraqesin pretendime të rreme, por shpesh edhe nga vetë profesionistët brenda industrisë.
Për këtë arsye, kontrolli i rreptë, transparenca dhe auditimi i brendshëm dhe klima e komunikimit dhe besimit të vazhdueshëm mes publikut dhe kompanive serioze të sigurimit janë thelbësore për mbrojtjen e klientëve dhe integritetin e tregut të sigurimeve.