Valutat e huaja po rifitojnë pikë me shpejtësi në raport me lekun. Pasi preku javën e kaluar nivelin më të ulët në 100 lekë, euro është ngjitur sot në kuotën e 104.9 lekëve.
Brenda një javë është monedha europiane që ka rifituar rreth 5 pikë në raport me lekun.
Edhe dollari amerikan po fiton terren duke e mbyllur javën me rritje të ndjeshme.
Dollari këmbehet sot për 95 lekë dhe shitet me 97.7 lekë.
Paundi britanik këmbehet me 121 lekë, ndërsa Franga zvicerane me 108.6 lekë.