11.5 C
Tirana
Wednesday, January 7, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFondi i Pensioneve SIGAL si partner strategjik për prindërimin strategjik: Mbrojtje financiare...

Fondi i Pensioneve SIGAL si partner strategjik për prindërimin strategjik: Mbrojtje financiare nga datëlindja e parë e fëmijës tuaj deri në daljen në pension

Të mos e lesh prindërimin thjesht në vendime të rastësishme ose spontane, por të planifikosh dhe menaxhosh, të mendosh dhe ndërtosh një vizion të bazuar në qëllimësi të projektuar në të ardhmen e fëmijës tënd, quhet PRINDËRIM STRATEGJIK. 

Të parashkruash një minimum sigurie financiare, nën të cilën, për asnjë rrethanë fëmija yt nuk mund të bjerë, është PRINDËRIM STRATEGJIK.

Këto vendime strategjike kërkojnë një partner strategjik dhe në tregun shqiptar mund të gjendet një i tillë: SIGAL Invest. 

Në SIGAL Invest kujdesi prindëror mund të materializohet edhe në formë financiare, duke sjellë përfitime të sigurta për të ardhmen e fëmijës.

SIGAL FOND PENSIONI ofron një strategji të mençur dhe fitimprurëse që i paraprin dy momenteve kyçe: 18-vjetori dhe dalja në pension e fëmijës.

Që nga dita e parë e jetës së fëmijës tuaj, mund të depozitoni 100 euro në muaj.

Pas 18 vitesh, shumën e grumbulluar prej 21,600 eurove, investimi strategjik e rrit në 31,500 euro, duke Ju garantuar rreth 10 mijë euro të ardhura nga interesat.

200 euro, 100 euro secili bashkëshort, dhe fëmija juaj 18-vjeçar mund të tërheqë 20 mijë euro për 18-vjetorin e tij dhe të garantojë 1300 euro pension mujor, ose 174 mijë euro cash si shumë totale në ditën e daljes në pension.

Në 18-vjetor, fëmija mund t’i përdorë për studime, udhëtime ose investime.

Opsioni më i zgjuar është të tërhiqni vetëm 10,000 euro dhe pjesa tjetër të qëndrojë investuar deri në pension, duke siguruar rreth 87,000 euro ose të paktën 650 euro pension mujor.

Me SIGAL Invest, mund të jeni një prind strategjik, duke garantuar pasionet dhe investimet në moshën 18-vjeçare dhe sigurinë financiare në moshën e tretë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat