14.5 C
Tirana
Sunday, November 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFondet e pensioneve private “fitojnë më shumë terren”, gati 14% më tepër...

Fondet e pensioneve private “fitojnë më shumë terren”, gati 14% më tepër anëtarë se një vit më parë/ Asetet kapin rekord të ri

Në kushtet kur pensioni shtetëror nuk ofron të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kostove të jetesës, tregu i fondeve të pensioneve private po fiton gjithnjë e më shumë terren.

 

Me kalimin e viteve, më shumë qytetarë po e shohin pensionin privat si një alternativë për të përftuar më shumë të ardhura në pleqëri.

 

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se totali i aseteve neto të këtyre fondeve është rritur me thuajse 15% ose 1 miliardë lekë në krahasim me vitin e kaluar.

 

Konkretisht, vlera e aseteve arriti në 7.7 miliardë lekë në fund të nëntëmujorit. Gati e gjithë kjo shumë është investuar në bono thesari dhe obligacione nga shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private.

 

Për sa i përket anëtarëve, mund të thuhet se numri i këtyre të fundit ka pësuar një rritje me 13.61% vlerësuar me vitin 2023.

 

Në fund të muajit shtator numëroheshin gjithsej 43,375 persona që kishin një pension privat.

 

Aktualisht, në Shqipëri e ushtrojnë aktivitetin e tyre 6 fonde pensioni, ku vetëm dy fonde dominojnë tregun në terma të aseteve dhe numrit të anëtarëve që kanë.

 

SIGAL UNIQA INVEST vazhdon të jetë lidere në treg, sa i përket aseteve, duke zënë rreth 40% të tij.

 

Si ka ndryshuar tregu i fondeve të pensioneve private përgjatë viteve të fundit?

 

Në një hark kohor prej 5 vitesh, numri i anëtarëve ka pësuar një rritje të konsiderueshme. Aktualisht, numërohen 39% më shumë anëtarë se në vitin 2020. Nga shifrat rezulton se fondet e pensioneve private kishin vetëm 31 mijë anëtarë në 2020-ën, 33 mijë në vitin 2021, 36 mijë në 2022-in dhe gjatë vitit të kaluar, shoqëritë administruese të fondeve të pensioneve private numëronin 38 mijë anëtarë.

 

Mësoni më shumë KËTU

 

LEXO EDHEReforma në pensione kërkohet edhe nga Banka e Shqipërisë: Duhet sigurim suplementar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat