Rritja e fluksit të udhëtarëve dhe mjeteve gjatë sezonit turistik ka sjellë masa të reja në portin detar të Durrësit.
Ashtu si çdo vit në sezon, kur kurba e udhëtarëve dhe automjeteve që mbërrijnë nga shteti fqinj rritet, autoritetet portuale shtojnë lëvizjet e trageteve në dy brigjet e Adriatikut dhe rrisin kapacitetet përpunuese për të shmangur vonesat.
Nga kjo fundjavë dhe në vazhdim në portin e Durrësit kanë nisur lundrimet e dyfishta të trageteve në linjën Durrës-Bari-Durrës, lundrime të përditshme në linjën e Ankonës, si dhe shtim të sporteleve të policisë kufitare dhe doganës për përpunimin e pasagjerëve dhe automjeteve.
Sipas Kapitenerisë së Portit Durrës, javën e fundit kanë mbërritur në këtë vendkalim kufitar rreth 15 mijë persona.
SIGURIMET QË NA NEVOJITEN TASHMË ONLINE DHE NË NJË PAKETË TË VETME
“Polica Kufitare” është sigurimi i detyrueshëm për çdo automjetet me targa të huaja që hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky sigurim është 15 ditor, 1 mujor, 45 ditore, 6 mujore dhe 1 vjeçare.
Çfarë mbulon?
– Përgjegjësinë ndaj palëve të treta për automjetet me targë të huaj.
– Dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta.
– Dëmet shëndetësore dhe pasurore që pësojnë pasagjerët.
Por bashkë me “Policën Kufitare”, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA, ofron edhe sigurimin MiniKasko ose/edhe Shërbimin e Asistencës Rrugore “AutoSOS”.
Çfarë është “Minikasko”?
“MiniKasko” është sigurimi që mbulon dëmet e shkaktuara mjetit tuaj në rast përplasje me një mjet tjetër në rrugë dhe në lëvizje, pavarësisht se kush është fajtori i aksidentit.
Zona e Mbulimit: Territori i Republikës së Shqipërisë
Kohëzgjatja e sigurimit: Sipas kohë së qëndrimit, deri në 1 vit dhe vetëm për një ngjarje të ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Çfarë është “SIGAL UNIQA AutoSOS”?
“SIGAL UNIQA AutoSOS” është shërbimi asistencës rrugore, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Shqipëri dhe rajon, që gjendet pranë jush në rast pamundësie për të lëvizur automjetin tuaj, qoftë një rënie e baterisë apo e gomës, mbarimit të karburantit, një defekti teknik apo përfshirjes në një aksident.
Çfarë ofron ky shërbim?
“SIGAL UNIQA AutoSOS” me mbulim Shqipërinë mundëson:
- Qendër kontakti 24 orë të ditës në 7 ditë të javës
- Riparim në vend i automjetit
- Shërbim Karroatreci
Blini ONLINE paketën ideale për pushime të qeta në Shqipëri
“Kufitare + AutoSOS/ MiniKasko”: https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/KF/KufitareOnLine.aspx
Kërkoni mbulim edhe për dëmet e mundshme shëndetësore që mund t’ju ndodhin? “Shëndet në Udhëtim në Shqipëri” është zgjidhja e duhur.
Ky sigurim mbulon:
- Shpenzime për emergjenca mjekësore në Shqipëri
- Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti në Shqipëri
- Evakuim mjekësor dhe riatdhesim
- Urgjencat dentare
- Teleshëndet
- 50% zbritje për shërbimet mjekësore ambulatore të specifikuara nga siguruesi
- Kontroll mjekësor një herë në vit
Ky sigurim ofrohet në 3 opsione dhe sigurisht që mund të blihet edhe Online.
Nëse ju nevojiten më shumë informacione, mund të shkruani në:
Whatsapp: 068 606 2829
E-mail: [email protected]
LEXO EDHE: “Xprimm”: SIGAL UNIQA dhe SIGAL Life UNIQA, siguruesit më të mëdhenj në Shqipëri