0.5 C
Tirana
Saturday, December 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFluks i shtuar emigrantësh nga Greqia dhe Italia

Fluks i shtuar emigrantësh nga Greqia dhe Italia

Në 4 pika kufitare kanë hyrë rreth 23 mijë persona në 24 orë

Fluksi i ardhjes së qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë kryesisht në Greqi dhe Itali vijon të mbetet i lartë edhe pas Krishtlindjes.

Në vetëm 24 orët e fundit nga 4 pika kufitare, më konkretisht nga Kakavija, Kapshtica dhe Portet e Durrësit dhe të Vlorës, në vendin tonë kanë hyrë afro 23 mijë persona.

Me fluksin më të lartë duket se po përpallet Kakavija, ku në 24 orët e fundit janë përpunuar 8448 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 6948 në hyrje dhe 1500 në dalje. Gjithashtu, ardhja e emigrantëve është reflektuar edhe në lëvizjen e automjeteve, pasi për të njëjtë periudhë kohore kanë hyrë 1977 makina.

Thuajse me të njëjtin fluks është përballur edhe Kapshtica, ku nga të dhënat e autoriteteve kufitare, mësohet se kanë hyrë nga Greqia 6219 emigrantë dhe kanë udhëtuar drejt vendit fqinj 1484 qytetarë.

Pavarësisht lëvizjeve të larta, menaxhimi dhe përpunimi i dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve bëhet pa vonesa nga të dyja policitë kufitare. Nga data 20 Dhjetor janë kthyer nga pika doganore e Kapshticës në atdhe 35 715 emigrantë dhe kanë dalë nga vendi 13 225 qytetarë. Edhe ardhjet nga Italia mbeten gjithashtu të larta.

Kështu nga pika kufitare e Portit të Durresit në 24 orët e fundit kanë hyrë 4500 pasagjere me katër tragete, ndërsa brenda 1 jave janë regjistruar mbi 29 mijë hyrje. Ndërkohë që nga Porti i Vlorës kanë hyrë 4927 pasagjerë, 1112 mjete të vogla dhe 303 mjete të mëdha.

LEXO EDHEFestat në Shqipëri, fluks në dogana/ “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat